»(Æ`v “Æ)» Qiell-lirie »(Æ`v “Æ)»
!!MIRE SE ERDHE NE FORUM!! ***QIELL-LIRIE*** !
!Vizitor-i-nderuar-dhe-i-rrespektuar-nėse-dėshironi-qė-pop-login te-mos-shfaqet-klikoni-butonin! !!!---DO NOT DISPLAY AGAIN---!!!

Argetim te kendshem ne QIELL-LIRIE nga Administratorja **ORI & ERA**

»(Æ`v “Æ)» Qiell-lirie »(Æ`v “Æ)»


 
Portali ORIForumCalendarPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimiTOP Albaniachatshkarko
Tema Fundit
» Vetem nje fjale
Sat May 23, 2015 4:48 pm nga Admin

» CILI ANETAR JU MUNGON NE KETO MOMENTE?
Sat May 23, 2015 4:41 pm nga Admin

» Me fal...
Mon Jul 29, 2013 1:28 pm nga Ina_ina

» GJUMI DHE DASHURIA.
Mon Jul 29, 2013 1:27 pm nga Ina_ina

» Puthja e Par Qe Tka Dhon nje Femer .!
Mon Jul 29, 2013 1:25 pm nga Ina_ina

» A njeh dashuria ngjyrė, moshė dhe atdhe?
Mon Jul 29, 2013 1:24 pm nga Ina_ina

» A jetohet pa dashuri?
Mon Jul 29, 2013 1:22 pm nga Ina_ina

» TE DUA KUR.....
Mon Jul 29, 2013 1:20 pm nga Ina_ina

» Aka nje vend dhe per mua ketu..?
Mon Jul 29, 2013 1:11 pm nga Ina_ina

» XXX Vetem Per Moshat 18 e Siper
Sun Jul 07, 2013 1:56 pm nga arion

» Mė thuaj si ha, tė tė them se si bėn seks
Fri Apr 12, 2013 11:33 pm nga shaban cakolli

» Vajzat e virgjera, a gjenden me?
Fri Apr 12, 2013 11:30 pm nga shaban cakolli

» PER TY.......
Fri Apr 12, 2013 9:19 pm nga shaban cakolli

» Mesazhi me i bukur
Fri Apr 12, 2013 9:19 pm nga shaban cakolli

» A munde te gjesh dashuri ne internet edhe sa do ket sukses
Fri Apr 12, 2013 9:17 pm nga shaban cakolli

» Ka dashuri pa interes?
Fri Apr 12, 2013 9:16 pm nga shaban cakolli

» Cila eshte gjeja e pare qe ju terheq te nje vajze/djale?
Fri Apr 12, 2013 9:14 pm nga shaban cakolli

» Ē’farė ėshtė mė e rėndėsishme, tė duash apo tė dashurosh?
Fri Apr 12, 2013 9:13 pm nga shaban cakolli

» MARTES APO BASHKEJETES?
Fri Apr 12, 2013 9:13 pm nga shaban cakolli

» Besoni ne lotet e nje mashkulli
Fri Apr 12, 2013 9:11 pm nga shaban cakolli

» Me dhemb zemra kur....?
Fri Apr 12, 2013 9:11 pm nga shaban cakolli

» Cfare kerkoni ke nji njeri qe te ket fatin te behet i dashuri/a juaj?
Fri Apr 12, 2013 9:10 pm nga shaban cakolli

» DEDIKIME PER DASHURIN
Fri Apr 12, 2013 9:09 pm nga shaban cakolli

» Puthja, nuk eshte vetem ceshtje buzesh
Fri Apr 12, 2013 9:07 pm nga shaban cakolli

» Vuaj kur ti...
Fri Apr 12, 2013 9:06 pm nga shaban cakolli

» C'ESHTE DASHURIA?
Fri Apr 12, 2013 9:04 pm nga shaban cakolli

» Te dua sepse...
Fri Apr 12, 2013 9:03 pm nga shaban cakolli

» Shprehje , vargje te bukura per dashurine
Fri Apr 12, 2013 9:03 pm nga shaban cakolli

» Ēmendem pėr ty... do t''i dish arsyet?!
Fri Apr 12, 2013 9:01 pm nga shaban cakolli

» Duke Menduar Per Ty...
Fri Apr 12, 2013 9:00 pm nga shaban cakolli

*
*
*
*
*
*
*
*
December 2016
MonTueWedThuFriSatSun
   1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031 
CalendarCalendar
*ChAt Me PeRsHeNdEtJe*
♥♥♥ ♥♥♥♥♥♥ ♥♥♥
Kėrko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
SHTYPI
Gazeta Shqiptare
GAzeta Metropol
Gazeta Shqip
Gazeta Albania
Gazeta Koha jone
Gazeta Sot
Gazeta Tirana Observer
Gazeta Korrieri
Gazeta Shekulli
Gazeta 55
Gazeta Rilindja Demokratike
Gazeta Standard
Gazeta Tema
Gazeta Biznesi
Gazeta Zeri i Popullit
Gazeta Ballkan
Social bookmarking
Social bookmarking Digg  Social bookmarking Delicious  Social bookmarking Reddit  Social bookmarking Stumbleupon  Social bookmarking Slashdot  Social bookmarking Furl  Social bookmarking Yahoo  Social bookmarking Google  Social bookmarking Blinklist  Social bookmarking Blogmarks  Social bookmarking Technorati  

Bookmark and share the address of »(Æ`v “Æ)» Qiell-lirie »(Æ`v “Æ)» on your social bookmarking website

Share | 
 

 Letra dashurie

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Vizitor
Vizitor



MesazhTitulli: Letra dashurie   Tue Jul 22, 2008 8:02 pm

Jam ulur perballe dritares, jashte filloi te bie shi;kam menduar shume per ty keto dite dhe mund te them qe me mungon shume.
Sa shume mendime me vijne ne koke dhe sillen rrotull,eshte kujtimi yt. Shpesh me duket se do hysh ne dere me buzeqeshjen tende si te mos kishe ikur kurre.
Por ky iluzion iken aq shpejt ashtu siē dhe vjen dhe kthehem ne realitet, nuk je ketu dhe nuk do jesh me.
Faji dhe pendimi me ndjekin. Perse , perse nuk te thashe sa shume qe te doja?
Sot je shume larg meje,deshiroj shume te merrja doren tende dhe te ulesha bashke me ty,pa then asnje fjale me goje dhe te thosha gjithēka me zemer.
Ne fakt me jep ankth kjo largesi, po te mundja ne kete moment do isha ne krahun tend, te te thosha qe je shume i rendesishem per mua dhe qe te adhuroj.
E di se pse nuk ta kam thene asnjehere? Pergjigja eshte e thjeshte, sepse mendoja se ndoshta fjalet ishin teper.
Po vuaj shume qe nga ikja jote, me dhemb ne shpirt qe nuk jam afer teje dhe per me shume sepse nuk te thashe kurre ate se sa te doja prandaj dhe sot po e shkruaj kete leter.
Kam nevoje te qaj , te shfryj,sepse nqse vazhdoj qe para te tjereve te dukem sikur jam mire, sikur asgje nuk me preokupon,trishtimi qe me hap nje boshllek gjithmone e me te thelle ne shpirtin tim do me shkaterroj.
Perse nuk kthehesh tani? Kam nevoje per ty per te vazhduar te jetoj.
Do isha shume i lumtur po te mund te shihja perdite pasqyrimin tim ne syte e tu ,te degjoja zerin tend qe te shqiptonte emrin tim, te thithja ajrin qe thith ti, vetem me keto do ndihesha mire dhe te siguroj qe do ndihesha e lumtur.
Nqse e lexon kete leter , do ta shohesh se ēdo fjale e shkruar ne te eshte nje lot dhe nje frymemarrje dashurie per ty(mgjse e di qe nuk ke per ta lexuar kurre).
Sa mire do ishte sikur ta kisha shkruar me pare kete leter sepse, nuk do ikje pa e ditur sa te doja .
Ishte nje nate e lagesht vjeshte,gjethet e arta zverdheronin neper asfaltet e lagura nga shiu i mbremjes.Ja keshtu ishte ajo nate,as qe e pata menduar qe ne nje atmosfere te tille te lekundet zemra ime.E mendova thjesht,do te jete nje ditelindje si gjithe te tjerat,do kercej, e bej gallate ashtu si perhere.Sapo hyra syte me shkuan ne fytyren tende engjellore.Nuk mundem ti harroj per asnje cast syte e bukur,ata sy qe me skllaveruan me vite te tera.Sa bukur ndriste buzeqeshja ne fytyren tende,sa te mira i kishe gropezat ne faqe.Nuk te njihja e mezi prisja te na prezantonin.Bota mu shfaq me gjith bukurite e saj kur dora ime preku doren tende.Doren e durrsakes bukuroshe,asaj qe ndoshta ndjenjen time per te nuk do ta mbylli as erresira e varrit.Te ndjeva me tere forcen e shpirtit,e kuptova se cfare fshihnin vetullat e vrenjtura.Mjaftoi kaq pak kohe qe une te humbisja toruan,te mbyllesha nen masken e heshtjes.Mjaftoi kaq kohe,qe une te ndiqja me sy cdo veprimin tend.Ndoshta nuk ka bukuri me magjpese te natyres nga floket e tua qe te dredhen mbi supe.Kam zili eren kur ti perkedhel me flladin e saj.Nuk po zgjatem te flase ne detaje per pasojat qe me ndodhen mua,por te siguroj se isha dhe jam i yti me tere qenien time.Ke dicka te vecante ne shikimin tend magjpes,me duket sikur shpaloset kaltersia e detit me ate te qiellit,oh Zot para nje bukurie te tille nuk qendroj dot.Te kujtohet shpirti i vogel kercimi i pare? Si mund te harroj trupin tend te brishte,duart e vogla qe me rrethonin qafen,dhe aromen e flokeve tua qe i adhuroj me shume se cdo gje ne bote.Isha i emocionuar si asnjehere me pare,po kerceja si mos me keq,por qetesohesha kur shikoja buzeqeshjen tende hyjnore qe me inkurajonte,me jepte shprese e me bente te te shterngoja embelsisht belin tend te holle prej zane.Te kujtohet yll i vogel kur dolem nga lokali e ashtu pakuptuar u fshehem prej te tjereve.U mallengjeve me bukurine e gjirokastres nga siper,dhe po flisje ashtu tere hare si femijet e vegjel.Nuk kujtoj me asgje.......... vetem se ndjeva embelsine e buzeve te tua,dridhesha i teri,e nuk ngopesha se shternguari trupin tend te dregjur si lastar.Ajo nate per mua eshte gjithcka,sepse jeta ime mori kuptim kur nder krahe te pushtova ty shpirti vogel.Tashme te kam larg,te kujtoj me mall.Por nuk do te vonoje qe do te kem perseri ne krahe si dikur.Te te perkedhel floket e te te ndjej zemren e vogel kur rreh prane meje.e dashur me ka marre malli shume zemer.



e hene 24.01.2003
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
era13
Webmaster
Webmaster


Female
Numri i postimeve : 6786
Location : Ne shkallet e fantazis
Humor : futja kot....
Registration date : 11/04/2008

MesazhTitulli: Re: Letra dashurie   Wed Jul 23, 2008 7:50 pm

ME MUNGON



Shume sot,me shume se cdo nate,sa dhe fryma duket sikur po me braktis......Me mungon prekja jote ne kete dite vjeshte,kur me ledhatoje trupin e lodhur nga dita,me puthje ngadale,lehte....dhe me gishta me perkedhelje shpirtin(sic ti dish te besh)
Me mungon... ngrohtesia e trupit tend kur me shtrengoje tek vetja,sa here kisha ftohet,apo ndihesha vetem,kur kisha nevoj per ty.
Me mungon...aroma jote kur te puthja lehte te gusha,dhe aty rrija disa caste,per te harruar boten dhe relaksoja pak trupin tim....ku doja te vdisja,per te rilindur perseri si feniks...
Me mungon....shtrengimi i qenies tende rreth meje,ku kerkoje qetesin dhe ku me falje dashurine qe mbushte cdo hapesire te botes sime,ku gjeja veten,e se bashku enderronim...
Me mungon...tingulli i zerit tend,ku cdo nat me uroje NATEN E MIRE LEPURUSHE,dhe une atehere flija qete,dhe cdo pjese te trupit tim e kapte deshira per ty..
ME MUNGON....
Ta dish zemer sa shume....embelsia e fjales tende,sa here merzitesha,sa here qaja dhe qeshja.....sa here kisha nevoj per ty...
Me mungon.....shikimi yt...ne cdo takim.Aq i dashur,i embel,plot deshire e pasion...plot eksitim per te qene vetem......
Madje ta dish sot me mungon dhe sa here me hidhje nje veshtrim qortues,sa here llastohesha dhe nuk doja te qeshja...dhe ti me merrje mes krahesh(i poshter gjithmon ti ma punoje)dhe me shtrengoje fort........dhe une atehere ndihesha me mire...
Me mungon......gjithcka qe ka te beje me ty,prekja,shikimi,aroma jote......me mungon ti.
Me mungon....ne cdo fjale,ne cdo peshperim,ne cdo buzeqeshje,ne cdo ledhatim,ne cdo gjest,ti me mungon....aq shume sa dhe zemra shpesh mendoj se me pushon....
Me mungon....atehere kur jashte shiu troket ne dritaren e dhomes sime,dhe une nga vetetimat isha mesuar te strukesha ne gjoksin tend,dhe aty behesha me trime....
Me mungon....sa here stinet nderrohen,dhe pas vjeshtes vjen dimer....
Me mungon…sepse ditet e mija jane me te pakuptimta pa ty,me te zeza,me pa shpres….
ME MUNGON....
Me shume se dje.....dhe neser do me mungosh akoma me shume......sepse ti je bota ime....gjeja me e shtrenjte qe ruaj ne zemer,je ti malli me i madhe qe me torturon,je thjeshte ti..per kete ME MUNGON cdo dite e me shume.


(caste malli per ty)

_________________
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Vizitor
Vizitor



MesazhTitulli: Re: Letra dashurie   Tue Jul 29, 2008 3:02 am

Me pelqen te te shoh duke fjetur zemer.
Me pelqen te ndiej frymemarrjen tende te qete dhe trupin tend qe ju jep forma ēarēafeve te krevatit tone.
Me pelqen te shtrije doren dhe te leviz kaēurrelat rebele te flokut qe perpiqen te mbulojne fytyren tende te embel.
Te te perkedhel me kujdes faqet me mollzat e gishtave ngadale qe te mos te te prish gjumin
Me pelqen te imagjionoj keta sy te thelle blu qe me dashuruan disa kohe me pare , dhe qe tani pushojne te kenaqur.Keta sy qe ndalojn kohen kur mbeshteten mbi syte e mi, nderkohe qe duart tona bashkohen dhe bejme qe gjithēka rrotull nesh te zhduket. Dua qe koha te ndaloje perseri per ne te dy dhe te harrojme ēdo gje qe nuk eshte une dhe ti.
Dua te kthehem e te te them "te dua" dhe qe fjalet e mia te ngelen te shperndara ne ajer, nderkohe qe jemi te kryqezuar.
Dua qe te jesh ne krahun tim , qe syte e mi te mos braktisen nga te tute dhe te ndiej perkedheljen e bute te duarve te tua. Dua te te peshperis "te dua", duke ndaluar ne ēdo rrokje, duke u kenaqur me ēdo germe, duke intentuar qe ēdo tingull te mbushi me dashuri ēdo skute te shpirtit. Dua qe syte e tu te shkelqejne kur te degjojne fjalet e mia dhe qe lotet te te rreshkasin lehte neper faqe. Keta lote per te cilet te premtova qe do ishin gjithe jeten te mite, qe kurre nuk do ti lija te rridhnin vetem.
Me pelqen te te shikoj kur fle zemer me pelqen shume.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor



MesazhTitulli: Re: Letra dashurie   Thu Aug 07, 2008 12:19 am

Ndjehem keq kur te degjoj se ti ke ftohte e une sjam aty qe te te mbuloj me trupin tim. te behem rrobat e tua e te mbaj gjithmone me vete aromen e lekures tende te brishte. larg teje ndihem si nje zogth i shemtuar i rrezuar nga foleja e tij, i lagur nga ky shi i thate shuplakash pa zhurme. perpelis krahet qe te me preke dhe nje here dora jote, te me shohin dhe nje here syte e tu, te me rrenqethe fryma jota. flas me heshtjen e neteve te mia larg teje e brenda tyre me duket sikur gjej tingellimen e zerit tend tek therret emrin tim dhe qesh me mua. ndihem kaq i vogel dhe i shformuar. veshtroj zjarrin e shkrepses tek lepin ngadale cigaren e shtrember qe perpiqem te ndez... hedh syte rreth meje dhe me duket sikur jam ne mes te nje asgjeje te zbehte dhe ne dore shtrengoj fotografine tende qe e kam lagur aq shume nga lotet sa mezi arrij te daloj fytyreen tende. por ne ate fotografi ti me flet, me sheh, me qesh, ecen me mua, rrezohesh me mua.... mbuloj trupin tim me te njejtat rroba cdo dite aq sa me duket se jam bere i burgosuri i tyre. perse valle nuk mund te shkel aty ku shkel dhe ti. perse nuk mund te jem i lumtur... perplasem ne cep te krevatit tim dhe zhytem ne kujtimet e mia. jetoj me to shpirt...ora ka ndaluar tik-takun e saj bashke me zemren time qe ne momentin e pare kur me humbe nga syte. me duket vetja si nje pikture iluzioniste dhe nje kaprico e nje piktori skizofren. perse jam pa ty...perse. thjesht dua te jem loti jot, te lind ne syte e tu, te jetoj ne fytyren tende dhe te vdes mbi buzet e tua.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor



MesazhTitulli: E dashur ......   Thu Aug 07, 2008 10:42 pm

Si gjithmone me mungon shume , por sot e ndjej edhe me shume mungesen tende , sepse oqeani po kendonte per mua dhe ajo ishte melodia jone. Pothuaj te ndjej prane , ndersa po shkruaj kete leter dhe mund te nuhas aromen e luleve te egra qe me sjellin ne mend imazhin tend. Por , ne kete cast gjera te tilla nuk me japin kenaqesi . Vizitat e tua jane rralluar dhe ndonjere ndihem sikur pjesa me e madhe e asaj qe jam dalengadale po me largohet.
Megjithate po perpiqem. Naten , kur ndodhem vetem , te therras ty dhe kur dhimbja me mbyt , duket sikur ti e gjen menyren per te ardhur tek une. Mbreme te pashe ne enderr tek rrije ne skele prane plazhit. Floket t'i merrte era , ndersa syte pasqyronin dritetn e venitur te diellit ne perendim. Mbetem pa mend tek te shoh te mbeshtetsh ne parmak. Sa e bukur , mendoj teksa nuk ia shqis syte atij imazhi qe nuk e gjej tek askush tjeter.Ngadale filloj te vij drejt teje dhe kur ti kthehesh me ne fund nga une , ve re se te gjithe po te shohin ty. " E njeh ate"? , me peshperisin me xhelozi dhe ndersa ti me buzeqesh une u pergjigjem thjesht: - " Me mire se shpirtin tim."
Ndaloj kur jam prane teje dhe te marr ne krah. Me qan zemra per kete cast , me shume se per cdo gje tjeter. Kjo eshte arsyeja ime per te jetuar dhe , kur ma kthen perqafimin , i dorezohem plotesisht atij casti, edhe nje here ne paqe.
Ngre doren dhe te prek lehte ne faqe , ti perkul koken dhe mbyll syte. Duart i kam te ashpra , ndersa lekura jote eshte e bute. Per nje cast e pyes veten a do te kthehesh perseri , por sigurisht ti nuk do te kthehesh. Kurre nuk do te kthehesh , jane pikerisht keto caste , qe me bejne te kuptoj , se kush eshte qellimi im ne jete...
Jam ketu per te adhuruar , per te mbajtur ne krah , per te te mbrojtur. jam ketu per te mesuar nga ty dhe te marr dashurine tende ne kembim. Jam ketu , sepse nuk ka vend tjeter , ku duhet te jem.
Por , ath , si gjithmone , mjegulla fillon te dendesohet, ndersa ne qendrojme prane njeri-tjetrit. Eshte nje mjergull e larget qe vjen nga horizonti. E ndjej dhe frikesohem , teksa afrohet. Ngadale zvarritet duke mbuluar te gjithe boten e duke krijuar nje gardh rreth e rrotull, derisa te mos mbese gje tjeter vec ne te dyve.
Ndiej qe fyti illon te me shtrengoje dhe syte me mbyten nga lotet , sepse e di se erdhi koha qe te shkosh. Shikimi qe me fal ne ato caste me shpon ne zemer. E ndjej trishtimin tend dhe vetmine time. Dhimbja ne zemer qe ka qene e platitur per pak kohe, behet me e forte , nderkohe qe ti me leshon . Ti hap krahet dhe ecen pas neper mjergull , sepse eshte vendi yt dhe jo imi. Digjem nga deshira per te ecur prane teje , por pergjigja jote e vetme eshte tundja e kokes. Te dy e dime qe kjo eshte e pamundur.

Te shoh me zemer te thyer , ndersa ngadale humbet larg . Me duket vetja i tendosur , per te kuptuar kete cast , dhe gjithcka rreth teje. Por shpejt , imazhi yt venitet dhe mjegulla kthehet pas ne strehezen e saj te larget.Ndjehem i vetmuar ... Nuk dua t'ia di se cfare mendojne te tjeret. Ul koken dhe qaj, qaj, qaj... e qaj....
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
vl_girl
super-moderatore
super-moderatore


Female
Numri i postimeve : 2304
Registration date : 17/07/2008

MesazhTitulli: Re: Letra dashurie   Thu Aug 07, 2008 11:13 pm

Mbreme te pashe ne enderr tek rrije ne skele prane plazhit. Nga skela vetem une jam. Ta kete valle me mua ky qesh
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Vizitor
Vizitor



MesazhTitulli: Re: Letra dashurie   Fri Aug 08, 2008 12:15 am

ka mundesi se ketu nuk i dihet edhe mund te jeshe ti moj labe :oops:
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
era13
Webmaster
Webmaster


Female
Numri i postimeve : 6786
Location : Ne shkallet e fantazis
Humor : futja kot....
Registration date : 11/04/2008

MesazhTitulli: Re: Letra dashurie   Sat Aug 09, 2008 1:39 am

te ndije ne vetmin time me te embel, te dua dhe te kerkoj ne oret qe nuk rreshitin kurre se kaluari.me vjen gjume dhe syte po me mpihen nga ,lotet, por asgje nuk mund te me fal qetesin qe une dua, askush dhe perasnje cast nuk mund te rifitoj veten, ate e kam humbur me ty, qekur ti nuk je me me mua.aroma e trupit tend ne kete nate te nxehte me mungon, me ka marr malli, per ty, per dy syte qe me tregonin boten time, per dy duart e tua qe me shtrengonin, per buzet e tua qe me ledhatonin trupin.
shgaravis mbi tastier shkronja dhe thenie pa kuptim per nje kohe, fantazmat e te ciles mundojne ditet e mija, mallojne zemren time dhe e bejne kete nate te gjate, te gjate si pritja ime per ty.
me mungon kaq shume sonte, lajmet per ty me sjellin nga larg mallin tend, mallin per ata sy qe une jetoja dikur.
pershjellime te turbullta ndijimesh per ty, ne kete nate te gjate vetmia, mallkuar dita qe ike nga une, mallkuar dita qe te takova.

_________________
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Vizitor
Vizitor



MesazhTitulli: Re: Letra dashurie   Sat Aug 09, 2008 1:44 am

Mendoja sesi mund te shkonin gjerat midis nesh per ore te tera. Enderroja sesi ti do te thoshe fjalet e duhura, veproje drejt...
E te jepja ty vlera qe ti nuk i ke, e te adhuroja per veprime qe ti nuk i bere kurre.
Mendoja per ty cdo minute te cdo dite edhe vetem tingelli i thjesht i germave qe formonin emrin tend ne buzet e mia, largonte rete dhe une e gjeja veten ne kete bote te ndritshme, te ngrohte qe kujtimi yt krijonte.
Deshiroja kaq shume qe ti te ishe me mua sa here jeta ishte bujare edhe me jepte momente te vyera, pika-lumturie.
Deshiroja qe ti te ishe aty kur jeta tregohej mizore edhe njerzit me shkelnin persiper derisa shpirterisht kthehesha ne pluhur...
Edhe para se te njihja, ishte nje lloj force perqark meje qe me drejtonte nga ti...
Edhe une, si nje anije e shkaterruar ne kerkim te tokes ndoqa driten qe ndricoi e cau stuhin per te arritur tek ty.
Rash ne kraharorin tend, e etur per prekjen tende...dhe rigjeta veteveten aty.
Dhe ti me mesove c'eshte dashuria, perkedheljen e huaj te buzve te tua ne buzet e mia...
Me shtrengove ne krahet e tu edhe mure te fortifikuar u ngriten rreth meje te me mbronin nga bote, nga vetja...
Edhe largove frikat e mia, ndalove kohen befas, edhe fshive gjithe lotet e mi, te te shkuares dhe te tashmes.
Prekja jote..., mbyll syte dhe e ndjej ende, perveluese mbi lekure..., mundohem por lekura ime refuson te harroj. Trupi im eviton harresen.
Zemra ime cuditerisht preferon torturen ne vend te paqes.
Edhe para se te njihja ty, egzistonte nje force terheqse qe me shtynte drejt teje, koncidenca vetem me pas munda ti njoh. Perseri, tani, si atehere...une vazhdoj te enderroj.
Ti puthe buzet e mia lehtazi, me kujdes, si te kishe frik se do te me lendoje, ose trembje ne nje fare menyre. More duart e mia ne duart e tua - gishtrinje qe dridheshin perqafuan njeri-tjetrin. Me buzeqeshje me hape portat e parajses pastaj me shtyte mes nje deti te cmendur dallgesh te zeza dhe ende me te zeza...
Me fishkullove me fjale mizore, tinguj te dhimbshem buzet e tua bertiten dhe me le vetem rrethuar nga erresira, dhe erera te mbytura ne shi dhe me meret fryma nga ajri i lagur.
Cuditerisht une enderroj ende...
Cuditerisht une.....
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Letra dashurie   Today at 9:33 pm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Letra dashurie
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Murat Jashari:Letra Nr.2 e shenjtė!SI U PRITA NGA SHOKĖT E LUFTĖS NĖ KOSOVĖ
» Skender Korēa: Trajektore dashurie
» Fjalė tė Urta - ISLAME
» Flet Hasan Zeneli, bashkėluftuar i Zahir Pajazitit (5)[/
» Kujtim Stojku:VĖSHTRIM DASHURIE

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
»(Æ`v “Æ)» Qiell-lirie »(Æ`v “Æ)» :: NDJENJA :: Dashuria-
Kėrce tek: