»(Æ`v “Æ)» Qiell-lirie »(Æ`v “Æ)»
!!MIRE SE ERDHE NE FORUM!! ***QIELL-LIRIE*** !
!Vizitor-i-nderuar-dhe-i-rrespektuar-nėse-dėshironi-qė-pop-login te-mos-shfaqet-klikoni-butonin! !!!---DO NOT DISPLAY AGAIN---!!!

Argetim te kendshem ne QIELL-LIRIE nga Administratorja **ORI & ERA**

»(Æ`v “Æ)» Qiell-lirie »(Æ`v “Æ)»


 
Portali ORIForumiCalendarPytėsoriKėrkoLista e AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuIdentifikohuTOP Albaniachatshkarko
Tema Fundit
» Me fal...
Mon Jul 29, 2013 1:28 pm nga Ina_ina

» GJUMI DHE DASHURIA.
Mon Jul 29, 2013 1:27 pm nga Ina_ina

» Puthja e Par Qe Tka Dhon nje Femer .!
Mon Jul 29, 2013 1:25 pm nga Ina_ina

» A njeh dashuria ngjyrė, moshė dhe atdhe?
Mon Jul 29, 2013 1:24 pm nga Ina_ina

» A jetohet pa dashuri?
Mon Jul 29, 2013 1:22 pm nga Ina_ina

» TE DUA KUR.....
Mon Jul 29, 2013 1:20 pm nga Ina_ina

» Aka nje vend dhe per mua ketu..?
Mon Jul 29, 2013 1:11 pm nga Ina_ina

» XXX Vetem Per Moshat 18 e Siper
Sun Jul 07, 2013 1:56 pm nga arion

» Mė thuaj si ha, tė tė them se si bėn seks
Fri Apr 12, 2013 11:33 pm nga shaban cakolli

» Vajzat e virgjera, a gjenden me?
Fri Apr 12, 2013 11:30 pm nga shaban cakolli

» PER TY.......
Fri Apr 12, 2013 9:19 pm nga shaban cakolli

» Mesazhi me i bukur
Fri Apr 12, 2013 9:19 pm nga shaban cakolli

» A munde te gjesh dashuri ne internet edhe sa do ket sukses
Fri Apr 12, 2013 9:17 pm nga shaban cakolli

» Ka dashuri pa interes?
Fri Apr 12, 2013 9:16 pm nga shaban cakolli

» Cila eshte gjeja e pare qe ju terheq te nje vajze/djale?
Fri Apr 12, 2013 9:14 pm nga shaban cakolli

» Ē’farė ėshtė mė e rėndėsishme, tė duash apo tė dashurosh?
Fri Apr 12, 2013 9:13 pm nga shaban cakolli

» MARTES APO BASHKEJETES?
Fri Apr 12, 2013 9:13 pm nga shaban cakolli

» Besoni ne lotet e nje mashkulli
Fri Apr 12, 2013 9:11 pm nga shaban cakolli

» Me dhemb zemra kur....?
Fri Apr 12, 2013 9:11 pm nga shaban cakolli

» Cfare kerkoni ke nji njeri qe te ket fatin te behet i dashuri/a juaj?
Fri Apr 12, 2013 9:10 pm nga shaban cakolli

» DEDIKIME PER DASHURIN
Fri Apr 12, 2013 9:09 pm nga shaban cakolli

» Puthja, nuk eshte vetem ceshtje buzesh
Fri Apr 12, 2013 9:07 pm nga shaban cakolli

» Vuaj kur ti...
Fri Apr 12, 2013 9:06 pm nga shaban cakolli

» C'ESHTE DASHURIA?
Fri Apr 12, 2013 9:04 pm nga shaban cakolli

» Te dua sepse...
Fri Apr 12, 2013 9:03 pm nga shaban cakolli

» Shprehje , vargje te bukura per dashurine
Fri Apr 12, 2013 9:03 pm nga shaban cakolli

» Ēmendem pėr ty... do t''i dish arsyet?!
Fri Apr 12, 2013 9:01 pm nga shaban cakolli

» Duke Menduar Per Ty...
Fri Apr 12, 2013 9:00 pm nga shaban cakolli

» Cfare do t'i thoni njeriut te zemres ne keto momente?
Fri Apr 12, 2013 8:59 pm nga shaban cakolli

» "Te dua" me vargje
Fri Apr 12, 2013 8:59 pm nga shaban cakolli

*
*
*
*
*
*
*
*
November 2014
MonTueWedThuFriSatSun
     12
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
CalendarCalendar
*ChAt Me PeRsHeNdEtJe*
♥♥♥ ♥♥♥♥♥♥ ♥♥♥
Kėrko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
SHTYPI
Gazeta Shqiptare
GAzeta Metropol
Gazeta Shqip
Gazeta Albania
Gazeta Koha jone
Gazeta Sot
Gazeta Tirana Observer
Gazeta Korrieri
Gazeta Shekulli
Gazeta 55
Gazeta Rilindja Demokratike
Gazeta Standard
Gazeta Tema
Gazeta Biznesi
Gazeta Zeri i Popullit
Gazeta Ballkan
Social bookmarking
Social bookmarking Digg  Social bookmarking Delicious  Social bookmarking Reddit  Social bookmarking Stumbleupon  Social bookmarking Slashdot  Social bookmarking Furl  Social bookmarking Yahoo  Social bookmarking Google  Social bookmarking Blinklist  Social bookmarking Blogmarks  Social bookmarking Technorati  

Bookmark and share the address of »(Æ`v “Æ)» Qiell-lirie »(Æ`v “Æ)» on your social bookmarking website
Share | 
 

 Divorci dhe pasojat mbi fėmijėt

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Vizitor
Vizitor



MesazhTitulli: Divorci dhe pasojat mbi fėmijėt   Mon Sep 01, 2008 5:14 pm

Divorci nuk ėshtė thjesht njė ngjarje e shkeputur, por njė proces i
tėrė, i gjatė dhe i ndėrlikuar qe kalon ne njė sėrė fazash ose etapash
(parandarja, ndarja, ambientimi, riorganizimi dhe martesa e re): secila
paraqet probleme tė ndryshme pėr familje te veēanta qe vazhdojnė pėr
periudha kohe, te varura nga shumė faktore. Nga ana tjetėr, ēdo etape
ka ndikim e vet mbi fėmijėt e tė gjitha moshave. Sjelljet korrekte te
prinderve te divorcuar mund te zbusin shumė nga kėto pasoja, po
asnjėherė nuk arrijnė te sherojne kėtė plage te dhimbshme qe mbetet e
hapur pėr tėrė jetėn.



Dy qendrime:

Njė vajzė pati fatin te rritet ne shtepine e babait , ne njė familje qe
bėnte shumė pėr te, veē ajo duhej tė harronte nėnėn dhe kurrė tė mos
degjonte as zėrin e saj, por ja qe femijes nuk ia zinin syrin dhuratat
e shumta e kujdesi i tepruar, ajo kėrkonte t'i plotesohej vetėm njė
dėshirė, te takohej me mamin. Kur shkoi nė shkollė degjoi vleresime te
tjera pėr nėnėn e saj, madje gjeten dhe njė 'vend sekret' ku
takoheshin rregullisht. Por natyra u tregua tepėr e rrepte me kėtė
vajzė, njė semundje e rėndė e detyroi te shtrohej nėpėr spitale, por
dhe ne kėto kushte ato gjeten njė 'vend sekret' ku putheshin, qeshnin
e qanin se bashku. Erdhi njė moment qe gjendja u rendua se tepermi. Tė
gjithė i rrinin mbi kokė, por ajo me zėrin qe sa vinte e i dobesohej,
kėrkonte mamin. Ne njė moment dikush e ngriti zėrin: lereni more te
pershendetet me te emen se po hyni ne gjynah! Sapo hyri nėna, sytė e
vajzes u perqendruan drejt saj dhe njė buzeqeshje feminore u pa ne
fytyren e venitur, kėtė radhe nuk u pėrqafuan si tek vendi sekret: ky
ishte takimi i tyre i fundit: Kjo ndodhi ne pragun e Vitit te Ri te
1989-es.

Ja ky kujtim me pati pushtuar te terin ne kohėn qe mbarova viziten e
njė vajzė me prinder te divorcuar. Ishte pragu i Vitit te Ri. Sa shumė
i ngjanin njera-tjetres. Ja floket kacurrela, sytė e kalter dhe dhembet
e bukur,- tamam si te asaj. Mbi tavoline shumė dhurata, midis tyre njė
kompjuter. Kėtė, - thotė e ema,- ia ka sjelle babai i vet. Ai e do
shumė, e merr ne plazh dhe vazhdimisht i sjell shumė dhurata. 'Kemi
qenė njė ēift i lumtur, por na prishen te tjerėt' - perfundon e ema.
Duke u larguar ndjeva njė lehtesim te veēantė kur pashė se edhe ne
vendin tonė kanė hyrė koncepte tė reja , midis fėmijėve dhe prinderve
te divorcuar.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor



MesazhTitulli: Fazat e ndarjes   Mon Sep 01, 2008 5:14 pm

Parandarja: kjo faze karakterizohet nga tensione emotive dhe konflikte
ne rritje midis ciftit. Me thellimin e metejshem te krizes
bashkeshortore, shpesh ne kėto konflikte pėrzihen dhe fėmijėt. Ne kėto
rrethana fillojnė crregullimet e para psikologjike te shprehura me
forma nga me te ndryshmet.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor



MesazhTitulli: Ndarja   Mon Sep 01, 2008 5:15 pm

Kjo faze fillon ditėn kur njeri nga bashkeshortet largohet nga shtėpia.
Deri ne aktin final te ndarjes sigurisht qe kalon njė kohe me tensione
ne rritje. Sjellje te pajustifikuara e veprime te nxituara ndermerren
zakonisht nga te dy palet. Problemet financiare, te pronesise,
kujdestarise e ndonjė ēėshtje tjetėr nuk mund te kalojne lehtė pa lėnė
gjurme edhe te fėmijėt. Tė gjitha kėto bėjnė qe ata te ndihen te
pasigurtė, vuajne pėr tė ardhmėn e janė shumė konfuze ne mendime. Kjo
gjendje shprehet me shenja te thella trishtimi apo armiqesi te shprehur
ose te permbajtur. Tė shpeshta janė shperthimet emotive nė shkollė ose
ne shtepi e rėnia ne mesime. Jo rrallė kėrkojnė te vizitohen tek mjeku
i tyre pėr probleme fare pa rėndėsi: gjė qe prindėrit e plotesojne me
dėshirė pėr tu siguruar se nuk ka probleme shendetesore. Ne kėtė mėnyrė
kujtojnė se lehtesojne ndėrgjegjen, duke harruar se e gjithė kjo lidhet
me veprimet e tyre.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor



MesazhTitulli: Ambientimi   Mon Sep 01, 2008 5:16 pm

Me kalimin e kohės, femija fillon te shikoje ndryshime te tjera. Tani
nėna, qe me pare pershembull nuk punonte, fillon te shkoje ne pune,
ndryshon regjimi familjar e shumė rregulla te tjera. Tensionet fillojnė
te bien, si tė thuash gjėrat fillojnė te sheshohen. Kėshtu femija
adoptohet me situaten e re. Nėse ruhen raporte te drejta midis
prinderve, kjo ėshtė e favorshme. Ne te kundėrt, nėse vazhdojnė
grindjet, mosmarreveshjet pėr ēėshtje tė ndryshme, atėherė do tė jetė
me keq pėr femijen. Ai do tė kėtė probleme me te thella nga sa
permendem me lart.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor



MesazhTitulli: Riorganizimi   Mon Sep 01, 2008 5:16 pm

Mbasi janė sheshuar shumė gjėra e janė
'zbutur gjakrat', vjen njė moment ku ndarja konsiderohet si njė
fenomen i pranueshem i jetės. Sa here arrihet mirekuptimi i prinderve
te ndare, ne raportet me fėmijėt, ata gjithmonė e me tepėr do tė ndihen
me mirė e me te sigurtė, duke menduar se pėr jetėn e tyre kanė
mbeshtetjen e nenes dhe te babait. Megjithe tronditjen e madhe diēka
fillon te ndryshoje. Kjo ėshtė rruga normale, rruga qe duhet te ndjekin
te dy prindėrit pėr te ndihmuar femijen e tyre. Ēdo sjellje tjetėr, ēdo
nxitje ndjenjash ne sensin e kundėrt, nuk bėn gjė tjetėr veēse demton
kėto krijesa te pafajshme.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor



MesazhTitulli: Martesa e re   Mon Sep 01, 2008 5:17 pm

Pjesa me e madhe e prinderve te ndare, martohen pėrsėri. Fillimisht ky
veprim mund te ēoje ne shperthime te fuqishme emotive nga ana e
fėmijėve: njerka ose njerku shihen me mosbesim, mbahen qendrime te
ashpra ndaj prinderve te vėrtetė, rikthehet si te thush gjendja
fillestare mbi gjykimin e kėtij veprimi. Ne kėtė kuader, shpesh fėmijėt
nderrmarrin veprime jashtė karakterit tė tyre, veprime shpesh te ashpra
e antishoqerore. Nėse femija krijon bindjen se nuk po humbet prindėrit
e tij, pavarėsisht se u martuan, ai fillon te jetė i qete dhe te
adoptohet me kushtet e reja duke krijuar raporte korrekte e te
qendrueshme me "familjen e re".
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor



MesazhTitulli: Si reagon femija kundrejt ndarjes   Mon Sep 01, 2008 5:17 pm

Kunderpergjigjia e femijes ndaj ndarjes varet nga njė sėrė faktoresh:
temperamenti i tij, niveli i zhvillimit, mėnyra si janė zhvilluar fazat
e ndarjes, perzierja e fėmijėve ne mosmarreveshjet e grindjet midis
prinderve, rrethanat dhe reagimet fillestare te prinderve menjehere pas
ndarjes,- janė disa nga faktoret qe do tė pėrcaktojnė mėnyrėn e
reagimit. Sidoqoftė ndarja ėshtė njė ngjarje e hidhur dhe shumė e
dhimbshme qe nuk do tė kaloje lehtė e pa lėnė gjurme ne jetėn e tij.
Pėr ta kuptuar me mirė situaten e krijuar, njė pediater me fame
botėrore, e krahason atė me gjendjen e depresionit reaktiv, gjendje qe
besoj e kuptojnė fare mirė te rriturit. Ata i mundon mendimi: si do tė
jetoj unė midis dy prinderve qe nuk duhen? Shpesh fėmijėt gjenden ne
qendėr te goditjeve pėr te fituar betejen. Kėshtu dashurinė e shprehur
nga njeri, apo tjetri e komentojne si hipokrizi. Akuzat e kunderakuzat
bėjnė qe fėmijėt te ndihen fajtore te shperthimit te grindjeve ēka i
bėn te vuajne me tepėr e te thellohen veshtiresite. Por reaksionet
specifike, janė te lidhura ne radhe tė parė me moshen. Me konkretisht:
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor



MesazhTitulli: Femijet e vegjel (latantet)   Mon Sep 01, 2008 5:18 pm

Mund te pėrgjigjen me shqetesime te pėrgjithshme, grindje te
vazhdueshme, prishje te gjumit, mungese oreksi e humbje te gjallerise
se mėparshme. Femijet pak me te rritur pėrveē kėtyre, mund te humbasin
kontrollin mbi urinimin e jashteqitjen, shqetesime pėr gjėra me te
zakonshmet e mosbindje ndaj nenes. Femijet e moshes parashkollore kėto
shqetesime i shprehin duke u bėrė agresive, demtojne objekte tė
ndryshme, sillen keq me te tjerėt, e shpesh paraqesin crregullime te
gjumit. Ata shfaqin ndjenja pakenaqesie ndaj lodrave, mund te krijojne
konflikte me moshataret e jo rrallė nėpėrmjet lodrave e vizatimeve te
moshes, shfaqin ndjenjat e tyre kundėr ndarjes.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor



MesazhTitulli: Femijet e moshes shkollore   Mon Sep 01, 2008 5:19 pm

Eshte mosha kur fėmijėt i shfaqin direkt ato ēfarė ndjejne: trishtimin
e thelle pėr atė qe ndodhi, dhimbjen dhe dėshirėn pėr ribashkim. Ne
kėto momente te vėshtira, ata bėhen kapricioze, agresive e vuajne njė
ankth te vazhdueshem. Shumė prej tyre, duke mos duruar gjendjen,
mundohen te gjejne veten jashtė ambientit familjar. Me te ndjeshmit (qe
vuajne me tepėr) janė fėmijėt e moshes 7- 8 vjeē. Ata demostrojne njė
trishtim te thelle dhe i mundon ankthi dhe pasiguria pėr tė ardhmėn.
Nuk u shpetojne kėtyre problemeve as ata te moshes se adoleshences.
Disa ndryshojnė sjelljen nė shkollė, te tjerė kėrkojnė te zėnė vendin e
prindit te larguar, pra te bėhen ' te paret e familjes'. Nuk mungojnė
veprimet antishoqerore ne familje, shkolle e jashtė saj. Jo rrallė
bėhen moraliste te prindit qe e konsiderojnė 'te keq, krijojne
shoqeri te pakontrolluara, mungojnė nė shkollė e shpesh braktisin
shtepine. Veprimet e tyre, ndonjėherė bėhen problem pėr shoqėrinė.

Shumė nga kėto probleme mund te zbuten e te kalojne mė mė pak dhimbje
nėse veprohet ne mėnyrė korrekte mbas ndarjes. Nėse femija bindet jo me
fjale por me veprimet e prinderve, se me te vėrtetė ata u ndane pėr
problemet qe patėn po tė dy janė prinder te mirė, femija mund te kėtė
mė pak probleme. Ne te kundėrt, nėse prindėrit vazhdojnė tė akuzojnė
njėri-tjetrin, nėse njeri mendon se i ka permbushur detyrimet me ndihmė
ekonomike, ai nuk ka kuptuar asgjė nga ajo ēka kėrkon femija. Ai kėrkon
te jetė i qete dhe i sigurtė ne jetė. Jo me leshime e premtime nga
njeri prej prinderve, as me moralizime ne kurriz te tjetrit, por me
veprime korrekte e te besueshme, e pėrsėris, ai kėrkon te ndJeje
kujdesin, dashurinė, respektin e te dyve,- pavarėsisht se jetojne larg
njeri- tjetrit.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor



MesazhTitulli: Roli i pediatrit   Mon Sep 01, 2008 5:19 pm

Pediatri i familjes duhet te informohet qe ne momentet e para pėr ēka
ndodh ne familje. Nga ana tjetėr ai duhet te bisedoje me te dy
prindėrit e nėse kjo nuk arrihet, atėherė veē e veē, pėr problemet qe
mund te paraqese momentalisht femija. Ai me argumenta duhet te beje te
qartė tė gjitha pasojat e ndarjes si pėr momentin dhe ne tė ardhmėn, jo
vetėm pėr shendetin, por pėr te gjithė sferen emocionale dhe devijimet
qe mund te ndodhin. Njė bisede e tillė mund te qetesoje gjakrat e
nxehta e te parandaloje njė ndarje te pamotivuar. Nėse kjo nuk arrihet,
atėherė pediatri mund te ndihmoje me keshillat e tij pėr te pėrballuar
me sa mė pak dhimbje kėtė gjendje tepėr te rėndė. Ai duhet t'i bindi te
jenė korrekt ndaj femijes dhe tė mos e futin atė ne labirintet e luftės
midis tyre. Gjithashtu ai duhet te ndikoje tek femija qe te shprehi
hapur e pa ndrojtje tė gjitha mendimet apo shqetėsimet. Veē kėsaj mjeku
duhet te bisedoje dhe me pjesetaret e te dy familjeve pėr kujdesin e
rolin qe do tė kenė ne kushtet e krijuara. Pediatri duke njohur nga
afėr gjendjen, mund te jape mendime pėr shumė probleme perfshi edhe
kujdestarine.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor



MesazhTitulli: Kujdestaria   Mon Sep 01, 2008 5:20 pm

Lufta pėr kujdestari, ne shumicen e rasteve ėshtė e dhimbshme, e eger e
me shumė shpenzime. Do te ishte mirė qe para se te perfundojne ne
sallat e gjygjit, shumė gjėra te zgjidheshin duke u konsultuar me
njerėz kompetente te ēeshtjeve sociale, perfshi pediatrin. Askujt nuk i
vlen berja publike e shumė problemeve (nganjėherė edhe intime), veēse
acarojne me tej marrėdhėniet midis tyre dhe ne raport me femijen. Njė
problem delikat ėshtė se me ke do tė qėndrojė femija derisa te
perfundoje gjygji. Ne shumicen e rasteve te dy palet mendojnė se femija
do tė jetė me mirė pranė tij , njė tragjedi tjetėr pėr krijesėn e
pafajshme te degjoje ' te perleshen' dy nga njerėzitė me te shtrenjte.
Do te ishte mirė qe ne kėtė ceshte tė merrej dhe mendimi i pediatrit te
familjes.

Mendoj qe ka pėr te ardhur dita qe midis te tjerėve ne gjygj te jetė
edhe mjeku. Roli i tij ne gjykimin e ēėshtjes ėshtė tepėr i rėndėsishėm
prandaj duhet te jetė i ndershem, te jape mendime vetėm mbi ato qe ka
pare apo ka dėgjuar (larg paragjykimeve), te vleresoje se ku ndjehet me
mirė femija, bazuar mbi preferencat e femijes. Kapacitetin e ēdo
prindi, lidhjet e veēanta fėmijė-prind, mėnyrėn me te mirė pėr
vazhdimin e mėnyrėn e jetesės, sigurimin e kontakteve midis femijes dhe
prinderve etj.

Si 'avokat'i femijes, pediatri duhet te mbeshtese te drejtėn e
femijes pėr te vizituar prindin qe nuk jeton me te, te vazhdoje te
njėjtin stil jetese dhe te kėtė te drejtėn ligjore pėr tu mbrojtur nėse
njeri prej prinderve merr nėpėr kėmbė tė drejtat e tij. Pėr shumicen e
te ndareve, kujdestaria pranohet si njė zgjidhje e kenaqshme e mbetet e
tillė pėrderisa respektohet ' marreveshja' e vendosur midis tyre ne
sallen e gjygjit ose jashtė saj, duke u larguar nga mendimi i gabuar se
njeri e fitoi e tjetri e humbi. Kjo ėshtė gjeja me e mirė qe mund te
bėjnė prindėrit pėr te lehtesuar sadopak traumat qe i sollen krijeses
se tyre. Studime te shumta kanė vėrtetuar plotėsisht se kur prindėrit,
qoftė dhe me sforcime, arrijnė te bashkepunojne, femija i pėrshtatet me
mirė e me shpejt situates se krijuar.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 

Divorci dhe pasojat mbi fėmijėt

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
»(Æ`v “Æ)» Qiell-lirie »(Æ`v “Æ)» ::  :: -