»(Æ`v “Æ)» Qiell-lirie »(Æ`v “Æ)»
!!MIRE SE ERDHE NE FORUM!! ***QIELL-LIRIE*** !
!Vizitor-i-nderuar-dhe-i-rrespektuar-nėse-dėshironi-qė-pop-login te-mos-shfaqet-klikoni-butonin! !!!---DO NOT DISPLAY AGAIN---!!!

Argetim te kendshem ne QIELL-LIRIE nga Administratorja **ORI & ERA**

»(Æ`v “Æ)» Qiell-lirie »(Æ`v “Æ)»


 
Portali ORIForumCalendarPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimiTOP Albaniachatshkarko
Tema Fundit
» Vetem nje fjale
Sat May 23, 2015 4:48 pm nga Admin

» CILI ANETAR JU MUNGON NE KETO MOMENTE?
Sat May 23, 2015 4:41 pm nga Admin

» Me fal...
Mon Jul 29, 2013 1:28 pm nga Ina_ina

» GJUMI DHE DASHURIA.
Mon Jul 29, 2013 1:27 pm nga Ina_ina

» Puthja e Par Qe Tka Dhon nje Femer .!
Mon Jul 29, 2013 1:25 pm nga Ina_ina

» A njeh dashuria ngjyrė, moshė dhe atdhe?
Mon Jul 29, 2013 1:24 pm nga Ina_ina

» A jetohet pa dashuri?
Mon Jul 29, 2013 1:22 pm nga Ina_ina

» TE DUA KUR.....
Mon Jul 29, 2013 1:20 pm nga Ina_ina

» Aka nje vend dhe per mua ketu..?
Mon Jul 29, 2013 1:11 pm nga Ina_ina

» XXX Vetem Per Moshat 18 e Siper
Sun Jul 07, 2013 1:56 pm nga arion

» Mė thuaj si ha, tė tė them se si bėn seks
Fri Apr 12, 2013 11:33 pm nga shaban cakolli

» Vajzat e virgjera, a gjenden me?
Fri Apr 12, 2013 11:30 pm nga shaban cakolli

» PER TY.......
Fri Apr 12, 2013 9:19 pm nga shaban cakolli

» Mesazhi me i bukur
Fri Apr 12, 2013 9:19 pm nga shaban cakolli

» A munde te gjesh dashuri ne internet edhe sa do ket sukses
Fri Apr 12, 2013 9:17 pm nga shaban cakolli

» Ka dashuri pa interes?
Fri Apr 12, 2013 9:16 pm nga shaban cakolli

» Cila eshte gjeja e pare qe ju terheq te nje vajze/djale?
Fri Apr 12, 2013 9:14 pm nga shaban cakolli

» Ē’farė ėshtė mė e rėndėsishme, tė duash apo tė dashurosh?
Fri Apr 12, 2013 9:13 pm nga shaban cakolli

» MARTES APO BASHKEJETES?
Fri Apr 12, 2013 9:13 pm nga shaban cakolli

» Besoni ne lotet e nje mashkulli
Fri Apr 12, 2013 9:11 pm nga shaban cakolli

» Me dhemb zemra kur....?
Fri Apr 12, 2013 9:11 pm nga shaban cakolli

» Cfare kerkoni ke nji njeri qe te ket fatin te behet i dashuri/a juaj?
Fri Apr 12, 2013 9:10 pm nga shaban cakolli

» DEDIKIME PER DASHURIN
Fri Apr 12, 2013 9:09 pm nga shaban cakolli

» Puthja, nuk eshte vetem ceshtje buzesh
Fri Apr 12, 2013 9:07 pm nga shaban cakolli

» Vuaj kur ti...
Fri Apr 12, 2013 9:06 pm nga shaban cakolli

» C'ESHTE DASHURIA?
Fri Apr 12, 2013 9:04 pm nga shaban cakolli

» Te dua sepse...
Fri Apr 12, 2013 9:03 pm nga shaban cakolli

» Shprehje , vargje te bukura per dashurine
Fri Apr 12, 2013 9:03 pm nga shaban cakolli

» Ēmendem pėr ty... do t''i dish arsyet?!
Fri Apr 12, 2013 9:01 pm nga shaban cakolli

» Duke Menduar Per Ty...
Fri Apr 12, 2013 9:00 pm nga shaban cakolli

*
*
*
*
*
*
*
*
December 2016
MonTueWedThuFriSatSun
   1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031 
CalendarCalendar
*ChAt Me PeRsHeNdEtJe*
♥♥♥ ♥♥♥♥♥♥ ♥♥♥
Kėrko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
SHTYPI
Gazeta Shqiptare
GAzeta Metropol
Gazeta Shqip
Gazeta Albania
Gazeta Koha jone
Gazeta Sot
Gazeta Tirana Observer
Gazeta Korrieri
Gazeta Shekulli
Gazeta 55
Gazeta Rilindja Demokratike
Gazeta Standard
Gazeta Tema
Gazeta Biznesi
Gazeta Zeri i Popullit
Gazeta Ballkan
Social bookmarking
Social bookmarking Digg  Social bookmarking Delicious  Social bookmarking Reddit  Social bookmarking Stumbleupon  Social bookmarking Slashdot  Social bookmarking Furl  Social bookmarking Yahoo  Social bookmarking Google  Social bookmarking Blinklist  Social bookmarking Blogmarks  Social bookmarking Technorati  

Bookmark and share the address of »(Æ`v “Æ)» Qiell-lirie »(Æ`v “Æ)» on your social bookmarking website

Share | 
 

 Realiteti dhe Lamtumira jane shume large

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Vizitor
Vizitor



MesazhTitulli: Realiteti dhe Lamtumira jane shume large   Fri May 02, 2008 10:32 pm

Tė shikoja por s’te prekja dot, te enderroja por ajo ishte veē njė ėndėrr, qaja por lotet e mi nuk ishin gjithēka pėr ty… Ti ndonjėherė veē shikimin hidhje, por mua s’me mjaftonte kaq, nuk e di ti se ēdo tė thotė te perkedhelesh nga njė vėshtrim qe derdhet ne rrezet e arta qe kembehet papritur ne njė plumb te zymte. Qe prej asaj ditė qe sytė e tu nuk me ngrohen me, me rreset e tyre dhe goja jote pa pikė meshire mė tha “S’te dua” kėtu ka qenė veē dimer pėr mua. S’me mbeti veē te gelltisja helmin e poshterimit dhe te thyerjes se dinjitetit. Dhe e gelltita… Jetoja mes njerzve qe me tregonin realitetin, por unė valle pse nuk e kuptoja...?! Aq shumė te doja sa i duroja gjithė indeferentizmin e supreioritetin tėnd... Unė behesha xheloz pėr ty... Tė puthja, te ledhatoja ne ėndėrr dhe kthehesha edhe njė herė te fundit pa ikur larg… (E di si mund te harroj, kur un jetoj me ty, ti je njė pjesė e qenies sime, ai cep i zemrės qe pikon lot e helm, ajo qe perkedhelet njė shikim rastesor qe ndodhta s’ėshtė pėr te dhe asaj i duket bota. Ndiej se jam pre e ndienjave mizore qe arrij te dua ty: personin qe doshta qėndron mbi te tjerėt, por realisht nuk ėshtė e imja, pėr tė mos thėnė fare…). Tani e ndiej se kjo s’ka pėr te ndodhur me kurrė sepse shumė shpejt ti do tė jesh larg meje, diku ne njė cep te zemrės do tė jet shkruajtur emri jot dhe dallget e kujteses nuk do ta fshijnė atė kurrė madje do ta thellojne me tepėr atė plage… Ndoshta njė ditė te largėt do tė kujtohesh dhe ti pėr njė njeri qe te deshi ty me shumė se gjithė jetėn e vete dhe ti me njė iniferentizem as njė “ckemi” nuk devijoje ti thoshe. Ti pertendon se je njeri me ndienje dhe logjike por ne te vėrtetė ndienjat te mungojnė, ti shkruan shumė pėr dashurinė, zhgenjimin, genjeshtren por ne te vėrtetė ti se di sec do tė thotė tė duash njė njeri, ndoshta do tė mendodh qe dhe un qe pretendoj njė gjė te tillė nuk e njof, por un te siguroj se nuk ėshtė kėshtu. Dhe ne qoftė se ti do tė kishe te paktėn njė fije ndienje nuk do tė tregoheshe personia egoiste dhe inteligjente. Ty s’do tė vinte pak keq sikur personi qe ti adhuroje me shumė ne kėtė botė te iki ne njė cep tjetėr diku larg dhe ti pėr njė muaj te fundit as tė mos flasėsh! Mua po! Me vjen shumė keq pėr vehten me njė person insensible por ndoshta do tė vij njė ditė qe dhe mua te me buzeqesh fati, tė mos lotoj me pėr njė person qe me perbuz qe te arrij dhe un te ndihem I rėndėsishėm. Nuk e di se cme pengon temos afrohem te qėndroj larg teje ne kėtė muaj me gjithė se dėshiroj krejt te kundėrtėn ndoshta e ndiej qe nuk do tė shikoj me ose ti nuk do tė me kujtosh ose te me fshish nga kujtesa jote e un do tė iki nga ky vend me njė plage e helm ne zemėr qe do tė pikoj veē lote, hidherim e trishtim… Ndoshta kerkoj te pamunduren por jo s’besoj, un kerkoj veē ty, qe tė jesh teresisht e imja veē pėr pak ēaste te jetoj veē me ty e te kap qiellin me duar. Po kjo thua ti nuk ekziston! E un vazhdoj te kerkoj ty ne endra qe jan njė infinit larg realitetit. E sa largohem prej teje e ndiej mungesen e filloj qaj si femij, pa e kuptuar arsyen e motivin?! Tė shikoj ty kudo te mbaj diku brenda meje se aty je veē e imja, e kerkoj te largohem pėr tė mos dashuruar me, pėr te harruar dhe vreh se me shumė te dua se e di qe (pėr pak s’do tė shoh me, ndoshta e vetmja gjė qe mė ka ngelur) dhe jetoj akoma me iluzione... N.q.s do tė shikoj ndonjeher pas shumė vjetėsh ta dish se nuk do tė harroj madje do tė pėrjetoj te njėjtėn gjė qe ndieva ditėn e pare kur te pashė dhe u dashurova me ty si asnjeher me pare “Tė dua” e s’do tė harroj e urrej kurrė, kudo qe te jem ti do tė jesh njė pjesė e imja dhe do tė jetosh me mua, se REALITETI dhe LUMTURIA jan shumė larg...?
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Admin
Webmaster
Webmaster


Female
Numri i postimeve : 5687
Location : ALBANIA
Job/hobbies : qiell-lirie.sosblog.com
Registration date : 10/04/2008

MesazhTitulli: Re: Realiteti dhe Lamtumira jane shume large   Fri May 09, 2008 1:07 am

A mund te jemi te lumtur ?

Lumturia ėshtė tė duash atė qė kė......

Kush eshte i lumtur dhe perse? Lumturia varet nga ne apo nga rrethanat e jetes? Eshte me i lumtur ai qe punon fort apo ai qe ka fituar llotarine? Nje seri pyetjesh qe marrin pergjigje nga specialistet me te mire
E shkurter por intensive, me afer me qetesine ose ngazellimin, lumturia varet nga rrethanat, por edhe nga personaliteti, deshirat dhe bindjet tona. Edhe pse ne mund ta eksperimentojme ne shkalle, raste, madje edhe ne lloje te ndryshme, lumturia eshte nje emocion thelbesor. Ajo eshte nje pervoje fizike dhe mendore shume intensive, e cila lind si reagim ndaj nje ngjarjeje dhe ka nje jetegjatesi te kufizuar, edhe pse te perseritshme.
Nga ana tjeter, qenia ne humor te mire eshte si nje muzike ne sfond dhe megjithese nuk perfundon ne nje shperthim gezimi, ajo ndikon jashtezakonisht ne menyren tone te te menduarit dhe te te sjellurit. Humori i mire na ben me te sjelle, sepse ate e bashkeshoqeron deshira per te ndihmuar te tjeret. Ai na ben me krijues, sepse na nxit te bashkepunojme dhe te perpunojme me shume zgjidhje dhe me cilesi me te mire. Ai na ndihmon qe te kemi me shume deshire, sepse na ben me elastike ne arsyetim dhe me te gatshem per te hedhur ne debat hamendjet tona te zakonshme dhe se fundi ne ben me kurajoze ne situata te veshtira.
A lindim te lumtur?
Disa studiues flasin per lumturine sikur ajo te ishte nje cilesi e karakterit dhe shume kerkime te kryera ne lidhje me binjaket kane per qellim te vertetojne se "predispozita per te qene i lumtur" jo vetem qe ekziston, por eshte e trashegueshme deri ne masen 80%. Atehere pra, vijme te lumtur qe nga lindja? Jo teresisht. Para se gjithash, perqindja prej 80% ka te beje me shume me nje predispozite te qendrueshme, se sa me gjendje episodike, tipike, si per shembull me ate te gezimit. Mes nje proverbi te vjeter anglez: "Mos gjyko te lumtur askend, derisa nuk ka vdekur" dhe pyetjes disi naive se: a eshte me e lumtur nje natyre e mbyllur apo nje e hapur?, pergjigja eshte se persa kohe qe individet kane aftesi te ndryshme per te vepruar sipas menyrave te tyre karakteristike, nuk ka kuptim pyetja nese jane tipat e hapur me te lumtur se karakteret e mbyllur. Eshte e sigurt se nuk ekziston asnje lidhje absolute midis tipareve te nje personaliteti dhe lumturise.
Studiuesi Kennon Sheldon kreu nje kerkim ne nje grup studentesh amerikane dhe koreane. Qellimi i studimit ishte te gjente se cfare i bente njerezit me te lumtur. Pasuria apo fama? Jo: pavaresia, kompetenca, lidhjet dhe vleresimi i vetes u vendosen ne krye te klasifikimeve te nevojave psikologjike. Ndjesite e lidhura me keto emocione jane me te rendesishmet per t'u ndjere te lumtur dhe mungesa e tyre eshte e mjaftueshme per t'u shnderruar ne te palumtur. Por me nje ndryshim te vogel: per studentet koreane "lidhjet" perbenin nevojen e pare, nderkohe qe per ata amerikane ne krye te listes qendronte "vleresimi i vetes".
Lumturine nuk ta dhuron askush
Ne kendveshtrimin objektiv, disa psikologe e konsiderojne lumturine si nje gjendje emotive te cilen ne e perjetojme kur gjendemi brenda nje aktiviteti domethenes, te cilin e kryejme ne menyren me te mire te mundshme. Por sa realiste eshte kjo performance optimale? "Jeta eshte nje kompromis- thone studiuesit- funksionimi optimal eshte nje ideal teorik, pothuajse i parealizueshem, por edhe nese do te ishte i tille, venia ne plan te pare e nje funksioni nenkupton gjithnje sakrifikimin e nje tjetri. Edhe teoria nuk e pranon nje lumturi te plote, sepse pas disa castesh kalimtare rivendoset perseri ekuilibri i meparshem. Por ndoshta eshte me mire qe ndodh keshtu".
Lumturia eshte e shkurter, ndersa pasojat jo
Barbara Fredrickson e Universitetit te Michiganit ka fituar nje cmim te rendesishem per kerkimin e saj ne lidhje me pasojat qe shkaktojne ne nje periudhe afatgjate emocionet pozitive. Keto emocione (ne kundershtim me ato negative qe e ngushtojne perkohesisht raportin mendim- veprim) rrisin aftesine e mendimit dhe te veprimit te njerezve. Me kalimin e kohes ky zgjerim i hapesires se pergjigjeve te mundshme ndaj ngjarjeve te jetes krijon nje spirale ngjitese, e cila forcon karakterin dhe vendosmerine, cimenton lidhjet shoqerore dhe ndikon ne menyre pozitive mbi shendetin dhe mireqenien. Ne fund te fundit, edhe pse jeteshkurtra, emocionet pozitive mund te kene pasoja jetegjata, duke na bere ne kete menyre me krijues, me te shendetshem dhe me te shoqerueshem.
Perse optimistet kane me shume sukses ne jete? Kesaj pyetjeje, nje tjeter studiuese, Lisa Aspinall e Universitetit te Marylandit ia ka gjetur me ne fund pergjigjen. Optimistet ndryshojne nga te tjeret nga menyra me te cilen i perpunojne te dhenat qe lidhen me ta dhe perkunder mendimit te pergjithshem, ata nuk i anashkalojne informacionet negative, por i perdorin ato per te ndryshuar strategjine e tyre ose per te permiresuar sjelljen, gje qe sjell per pasoje rritjen e mundesive per te patur sukses. Nje sjellje kjo qe duhet imituar.
Fakte apo interpretime?
Karakteri yne luan nje rol te rendesishem per lumturine qe ndjejme apo kerkojme dhe shume studime e vertetojne nje gje te tille: qendrueshmeria emotive rrit mundesine per te qene te lumtur dhe ne nje mase me te vogel edhe per te qene te hapur. Por ne lumturine tone ndihmojne edhe shume elemente te tjere, disa prej te cileve qendrojne jashte nesh. Perceptimi yne i fenomeneve dhe menyra me te cilen i perballojme, jane elemente shume te rendesishem te mireqenies sone dhe keto faktore jane te ndervarur: shendeti kushtezon aktivitetin tone, personaliteti kushtezon perspektivat per te gjetur nje shok jete e keshtu me radhe. Dhe jo i fundit per nga rendesia, karakteri yne percakton radhen e rendesise qe u japim ngjarjeve dhe zgjedhjen tone per vleresimin apo zhvleresimin e tyre, pra ajo qe efektivisht kemi arritur te perftojme. Perpara nje ngjarjeje te dhene, ne mund te ofrojme zgjidhje te pashpresa ose zgjidhje me rrugedalje, duke e interpretuar kete apo ate fakt ne menyre katastrofike ose te mundshme.
Elementet e lumturise
Nese do i permblidhnim rezultatet e kerkimeve dhe te eksperimenteve, do mund te pervijonim nje liste me elementet qe ne proporcione te ndryshueshme ndikojne ne qenien tone te lumtur:
* Mosha
* Paraja
* Shendeti
* Martesa ose nje lidhje e qendrueshme
* Besimi dhe feja
* Aktiviteti (puna)
* Miqte dhe lidhjet
* Liria
Rendesia qe i veshim cdonjerit prej ketyre elementeve eshte shpesh fryt i nje kushtezimi dhe hera heres i nje gabimi ne arsyetim. Ne perfundim te studimit te tij, nje psikolog amerikan shkruan se receta e lumturise "ngjason shpesh me nje predikim te vlerave tradicionale". Perkunder asaj qe mendojne shume vete, "statistikat tregojne se nuk jane te pasurit, te privilegjuarit apo njerezit e bukur ata qe jane me te lumtur, por ata qe kane grua dhe femije, miq, qe besojne ne zot dhe qe kane nje pune e cila i jep kuptim jetes se tyre. Por ka mundesi qe keto perfundime te jene mbivleresuar: martesa mund te na beje te lumtur, por nga ana tjeter te qenet te lumtur mund te kontribuoje qe ne te martohemi dhe te qendrojme ne kete gjendje ne nje periudhe afatgjate". E thene me fjale te tjera, ndjekja e drejperdrejte e lumturise eshte recete per nje jete te palumtur.
Ja disa nga elementet qe ndikojne ne lumturine tone.
Miqte
C'kuptim do te kishte jeta jone pa miq? Sic ka shkruar Francis Bacon "miqesia i shumezon gezimet dhe i ndan hidherimet". Te kesh nje rrjet lidhjesh shoqerore eshte shume e rendesishme per lumturine dhe mbeshtetja qe te japin te tjeret ndikon tek provat qe duhet te perballojme. Per shembull, mbeshtetja emotive: nje mik merr pjese ne trishtimin tone pas nje ndodhie negative, ose ne gezimin e nje fitoreje tonen. Mbeshtetje ne vleresimin e vetes: kur ndihemi te pranuar dhe te vleresuar nga miqte. Mbeshtetje informative: jemi duke kerkuar pune dhe nje mik na ofron te dhenat ne lidhje me nje mundesi. Mbeshtetje materiale: miqte na mbajne femijet kur duam te dalim, ne gjenden ne veshtiresi financiare, etj.
Miqesia eshte nje funksion i vertete dhe i mirefillte, ose me mire, nje pergjigje emotive e cila duket se eshte konceptuar kasten per te hequr menjane miqte e rreme. Kur kemi vertet nevoje, nje dore e shtrire per ndihme na prek. Jemi te mallengjyer dhe nuk e harrojme kurre bujarine, duke u ndjere te detyruar t'i pohojme mikut se veprimin e tij nuk do e harrojme kurre. Miqte e vertete jane ata qe te gjenden ne nevoje, sepse qellimi i miqesise eshte qe ajo te na gjindet ne ato caste kur askush tjeter nuk merr mundimin te afrohet.
Nese miqte na bejne te lumtur, edhe ne i bejme te lumtur ata. Por edhe nje here, pasja ose e jo e miqve "te vertete" varet shume nga karakteri yne. Por edhe nga mjedisi dhe nga perkatesia shoqerore.
Martesa ose nje lidhje e qendrueshme
Martesa dhe bashkejetesa ne vetvete nuk garantojne lumturine. Me shume kjo varet nga ne. Duke pare arsyet se perse ciftet bashkohen e me pas ndahen, eshte e mundur te ndertosh profilin e "zgjedhjeve te deshtuara", qe kane per baze fillime delikate. Ne zgjedhjen tone te partnerit ka elemente me prirje per te na cuar drejt zhgenjimit: te kemi qene te terhequr kryesisht nga pamja fizike e partnerit; ta kemi konsideruar ate si me idealin; te kemi menduar se jeta nuk do te ishte e mundur pa te; te kemi qene te bindur se lidhja do te ishte e perjetshme.
Nese "hidhemi me koke" ne lidhjet sentimentale duke shpresuar te gjejme gjithe lumturite, jemi ne rruge te rrezikshme. Ideale do te ishte nje perzierje e ndjenjave te forta dhe pritjeve te arsyeshme, i vetmi kusht qe i lejon nje cifti te superoje krizat e pashmangshme dhe te futet ne ate qe quhet "dashuria e pjekur".
Ne fund te nje raporti, pra kur cifti ndahet, ai qe e perballon me mire kete eshte ai qe zgjedh nje strategji te ndermjetme per te perjetuar ato kujtime dhe ato imazhe te jetes se meparshme qe nuk rrezikojne te perzihen me vuajtjen e ndarjes dhe te te ndjerit i braktisur.
Nje tjeter rregull eshte te shohesh te ardhmen, por pa mohuar te shkuaren. Megjithese eshte e pashmangshme dhe e veshtire per t'u kontrolluar, mbajtja inat helmon jeten dhe demton besimin: sharjet dhe inati ne nje periudhe afatgjate sherbejne vetem per te cenuar vleresimin e vetes. Ata qe ndahen dhe qe arrijne ta kapercejne krizen, kerkojne t'u japin nje vlere cilesive te tyre me te mira dhe te zhvillojne te tilla te reja, duke i vene vetes objektiva afatmesme dhe afatgjata.
Edhe pse na ngjan i padurueshem, emocioni i trishtimit ka nje funksion dhe nje vlefshmeri te rendesishme. Trishtimi na meson te shmangim gjendjet qe e provokojne ate, na shtyn te rimendojme ne lidhje me ngjarjet dhe gabimet, mund te shkaktoje simpatine dhe mbeshtetjen e te tjereve, mund te na mbroje nga agresiviteti i tyre dhe na lejon te kuptojme se sa vuajne edhe te tjeret qe perjetojne te njejten gjendje te trishtuar si ne.
Aktiviteti
Njerezit qe merren me nje pune jane me te lumtur se ata pasive, sidomos nese aktiviteti qe kryejne perputhet me objektivat dhe vlerat e tyre. Nga ana tjeter, pasiviteti i detyruar, si ne rastin e qenies pa pune, mund te shkaktoje palumturi, e cila shpeshhere mund te shnderrohet edhe ne semundje. Njerezit qe gezojne humor punojne me mire se te tjeret dhe jane me te motivuar dhe krijues, por jane shume me pak te tille nese detyra qe duhet te kryejne, edhe pse pjese perberese e nje pune ne teresi terheqese, eshte e merzitshme.
Pasja e nje qellimi eshte vetem gjysma e elementeve ne arritjen e lumturise, teze e vertetuar kjo edhe tek femijet e vegjel, te cilet kane objektiva relativisht te thjeshta. Sipas studiuesve eshte e pamundur qe nje njeri te kete nje jete te lumtur, nese nuk ka nje ide pak a shume te qarte se si duhet te jete jeta e tij. Ne kurset per te qene te lumtur shpesh predikohet qe te pakesohen ambicjet dhe te percaktohen synime afatshkurtra dhe jo afatgjata, por kjo strategji ka hapesire te kufizuar sepse synimet modeste dhe objektivat afatshkurtra mund te cojne ne nje ide shume te varfer ne lidhje me permbajtjen e jetes: kenaqesia pa qellim nuk perben nje recete te mire per lumturine. Ndersa ne lidhje me efektshmerine, kerkimet tashme kane treguar se njerezit qe nuk kane shume besim ne vete jane shume me ngurrues ne ndermarrjen e aktiviteteve nxitese dhe per kete arsye nuk duhet te habitemi nese besimi ne mundesite e zgjedhjes dhe ne kontrollin e perfundimeve ndikon qofte ne mireqenien tone psikologjike, qofte ne ate fizike. Ne fund te fundit, nga se varet lumturia jone profesionale? Sipas disa psikologeve ajo varet para se gjithash nga puna qe na jepet te kryejme, ndersa te tjere mendojne se ajo varet thjesht nga ne.



Jeta ofron mė tepėr sa unė mendoj
Titulli origjinal i librit: Living, Loving, and Learning
Autor: Prof. Dr. Leo Buscaglia

_________________
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://qiell-lirie.forum0.net
era13
Webmaster
Webmaster


Female
Numri i postimeve : 6786
Location : Ne shkallet e fantazis
Humor : futja kot....
Registration date : 11/04/2008

MesazhTitulli: Re: Realiteti dhe Lamtumira jane shume large   Sat May 10, 2008 1:10 am

imagjinim i trisht i nje realiteti qe nuk ekziston.deshire dhe kerkim i nje ndjenje qe fal gezim ,mendim ,trishtim dhe perpjekje.therras ne vitet e jetes ne pragun e gezimeve te mija.mundim dhe peshperitje e asaj qe kerkoj te arrije,te kap,te vizatoj.e asja qe ropatem te kem dhe te therras.
lumturia realiti i nje zemra ne revan ku hapin e ndalim ne ate qe quhet realitet.realiteti i asaj qe na merr,na perpin na remben,na ngreh dhe na ul ne vorbullen e te panjohures dhe te paarritesh.realitet i dhimbsur i nje pamundesi per te qene ne ekstazin e lumturis shpirterore dhe trupore,zgjimin dhe perceptimin e largesise nga deshirat tona.lumturia si koncept i paprekshem i pavizatueshem,i padukshem,larg nga realiteti qe jetojme,qe perceptojme,qe prekim qe duam.lumturia dhe realiteti d7y vektore paralel qe nuk preken ,nuk takohen ,nuk arrihen,thjesht enderrohen.
lumturia dhe realiteti pse dreqin jane kaq larg???

_________________
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Musafir
Vizitor



MesazhTitulli: Re: Realiteti dhe Lamtumira jane shume large   Fri Jun 20, 2008 9:25 pm

per mua lumturia dhe realiteti jan emerues i perbashket
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor



MesazhTitulli: Re: Realiteti dhe Lamtumira jane shume large   Tue Jul 15, 2008 5:35 pm

O FORUMISTA A KA MUNDESI MER JAHU ME SHKRUJT NEI GJO MO TE SHKURTER SE VALLAI ME NEJT ME LEXU KETE ME MIRE ME BIE ME MESU ANATOMINE
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor



MesazhTitulli: Re: Realiteti dhe Lamtumira jane shume large   Tue Jul 15, 2008 5:41 pm

humor humor humor po te kam thene mer qe lexo se ngele budalle
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor



MesazhTitulli: Re: Realiteti dhe Lamtumira jane shume large   Tue Jul 15, 2008 6:32 pm

qyqja mi gra kush o tu fol, ky qe ka 2 klase shkolle
se doli ene me rime
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
era13
Webmaster
Webmaster


Female
Numri i postimeve : 6786
Location : Ne shkallet e fantazis
Humor : futja kot....
Registration date : 11/04/2008

MesazhTitulli: Re: Realiteti dhe Lamtumira jane shume large   Mon Jul 21, 2008 1:09 am

uu sa larg qe jane, duket sikur realiteti eshte torturues, lumturia enderra e deshiruar

_________________
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Vizitor
Vizitor



MesazhTitulli: Re: Realiteti dhe Lamtumira jane shume large   Mon Jul 21, 2008 4:30 pm

edhe msn-ja jote endrra me e bukur e nje nate dimri
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
era13
Webmaster
Webmaster


Female
Numri i postimeve : 6786
Location : Ne shkallet e fantazis
Humor : futja kot....
Registration date : 11/04/2008

MesazhTitulli: Re: Realiteti dhe Lamtumira jane shume large   Fri Jul 25, 2008 5:30 am

arbri enderro merr, se enderrat te zgjatin jeten qesh

_________________
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Realiteti dhe Lamtumira jane shume large   Today at 6:33 pm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Realiteti dhe Lamtumira jane shume large
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Me shume se 3/4 e vajzave tunizine jane "virgjiresha te asistuara nga mjeksia"
» Nga tradita jonė-Plisi
» Lexim tematik i " Krushqit janė tė ngrirė " novelė tė Ismail Kadaresė
» Cikėl shkrimesh rreth punės me nxėnės me aftėsi tė kufizuara mendore!
» Tekstet e stėrngarkuara

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
»(Æ`v “Æ)» Qiell-lirie »(Æ`v “Æ)» :: NDJENJA :: Dashuria-
Kėrce tek: